Vlorë, PS dhe LSI të bashkuar për
miratimin e buxhetit në Bashkisë

Vlorë, PS dhe LSI të bashkuar për<br />miratimin e buxhetit në Bashkisë
VLORË-Këshilli bashkiak në bashkinë e Vlorës ka miratuar mbrëmë vonë buxhetin për vitin 2017.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak duhej të bëhej të enjten e kaluar, por më kërkesë të këshilltarëve të LSI dhe PD me pretendimin se nuk janë njohur me projktbuxhetin, kjo mbledhje është shtyrë për ditën e martë.

Buxheti është miratuar me 32 vota pro dhe 6 kundër, të cilat kanë qenë nga ana e këshilltarëve të djathtë.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli është shprehur se ka pasur një përmirësim të dukshëm sa i përket mbledhjes së taksave në këtë qytet.

Ai gjithashtu është shprehur se për vitin 2017 do të kemi edhe më shumë shërbime sa i përket mbledhjes së këtyre taksave.

‘’Duke treguar përgjegjshmëri dhe zbatimin e ligjit, dhe në funksion në shërbim të komunitetit, buxheti i vitit 2017 është menduar të ndërhyet për zgjidhjen e tyre apo zvoglimin e pasojave negative që mund të krijohen. Projektbuxheti i vitit 2017 është ndërthrur pazgjidhshmërisht me projekte të financuara nga qeveria shqiptare. Këto fonde vërtet vijën nga buxheti i shtetit me destinacion të përcaktuar, por që janë pjesë e punës së përditshme të bashkisë Vlorë’’,-u shpreh Leli.

Këshilltarët e djathtë kanë kërkuar manaxhim më të mirë të buxhetit, pasi në shumë shkolla mungon ngrohja.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

 Makina del nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, zhduket drejtuesi i mjetit! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai

Makina del nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, zhduket drejtuesi i mjetit! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai