VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike, rrugë e cila njihet për mungesën e sinjalistikës për shkak edhe të punimeve që po bëhen në atë zonë.
Automjeti tip Benz me targë AA 730 PH ka përfunduar në kanal, e ndërsa drejtuesi i mjetit, 34- vjeçari me inicialet L.B., është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit por dyshohet të jetë shpejtësia e lartë dhe mungesa e sinjalistikës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Foto nga vendi i ngjarjes, makina përfundon në kanal)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO