VLORE - Pylli i Sodës në Vlorë është drejt degradimit total. Prerja e pishave në këtë pyll është masive por ajo çfarë po e dëmton më së shumti këtë pyll është niveli i lartë i ndotjes.
Në të gjithë pyllin mund të shohësh masive mbetjesh inerte, goma makinash, prodhime deti e shumë të tjera. Thuajse të gjitha firmat private të zonës së Vlorës mbetjet e tyre i hedhin në këtë pyll duke krijuar pirgje mbeturinash dhe duke e kthyer këtë pyll në një vendgrumbullim plehrash. Gjë e cila ja ka humbur bukurinë dhe po e shkatërron këtë vend çdo ditë e më shumë.
Pamjet e siguruara nga Tv A1 Report tregojnë se si ky pyll është në gjendje të mjerueshme ku e vetmja gjë që të ofron është mbeturina dhe era e keqe që kundërmon kudo. Mbeturina të shumta në këtë pyll përfundojnë edhe nga pronarët e lokaleve apo të restoranteve të zonës të cilët depozitojnë aty sasi të mëdha të prodhimeve të detit.
Deri tani Pylli i Sodës cilësohej si mushkëria e qytetit të Vlorës por pas këtyre pamjeve ky emër nuk ka më vend pasi tani mund të quhet asgjë tjetër veçse një pyll i degraduar dhe i përfunduar në vendgrumbullimi mbetjes urbane. Edhe pse gjendja është alarmante në këtë pyll askush nuk merr përgjegjësinë për ta pastruar apo për të ndaluar këtë fenomen shkatërrues.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA