VLORË- Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin e Vlorës në drejtim të një lokali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel në rrethana ende të paqarta, ku burime zyrtare bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të lokalit të Gjergj Nasit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 

Nga sa mësohet autorët kanë qenë 2 të moshës rreth 22-vjeç dhe kanë qenë të maskuar me rroba të zeza dhe me maska. Në momentin e të shtënave me armë, në lokal kanë qenë 2 persona, fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar. Policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit.

"Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N. Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.  Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton Policia.

1619024429_fb20cc314bf14db1b7f9c6453c523cc0.jpg 

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:54
‘Ishte me kallash dhe qëlloi tek dera’, zbardhet dëshmia e qytetarit që ishte në kafen ku u hap zjarr në Vlorë (VIDEO)

Është zbardhur dëshmia e një klienti i cili ndodhej në lokalin në Vlorë, në momentin kur u qëllua me armë zjarri nga një person i maskuar. Ai thotë se ai kishte një kallash dhe qëlloi tek dera në drejtim të lokalit.

‘Shikonte këtej shikonte andej, për të hapur derën. Ishte me syzë dhe një kapelë. Një pashë unë aty. Thash unë po ky ca është. Me kallash ai dhe bredh. Nuk foli fare! Qëlloi aty tek dera. Është e llogaritur je ulur ti në tavolinë të të kapë ose në kraharor ose në kokë. Isha unë edhe i zoti i lokalit. Nuk pashë asnjë makinë, ishte në këmbë. Kur sheh armën nuk mund të shohësh gjë tjetër shikon.’- tha dëshmitari.

Ora 20:16
Të shtënat me armë në Vlorë, PD: Pronari është anëtar i strukturës sonë, te ai lokal kemi bërë mbledhje! Të zbardhet ngjarja (VIDEO)

Nënkryetari i PD-së Vlorë Lorenc Danaj tha se sulmi në lokalin e Gjergj Nasit, ka prapavijë politike, kjo pasi sipas tij këto ambiente janë përdorur për mbledhjet e strukturave.

“Pasditen e sotme qytetarë pjesë e strukturës, por edhe qytetarë na kanë informuar që është goditur me armë një ambient shërbimi lokal ky që ndodhet pas meje, ky shtetas është anëtar i strukturës së PD-së dhe ne për këtë arsye dhe të cedimit të sigurisë publike kërkojmë që të zbardhet në mënyrë të menjëhershme kjo ngjarje e sotme që ka tronditur komunitetin, por edhe për fazën që ndodhemi.

Për këtë arsye, në emër të PD-së bëjmë thirrje të zbardhjet kjo ngjarje. Ne nuk e kemi takuar pronarin e lokalit, sepse po bëhen hetimet ai është duke u marrë në pyetje. Nga informacionet që kemi siguruar, në lokal ishin disa shtetas kur u bënë goditjet, që shpëtuan për arsye të fatit dhe jo autorit, ky ambient është bazë ë strukturës sonë ku kemi zhvilluar mbledhje tona këto janë arsye që kjo goditje ka prapavijë politike, duam zbardhjen e kësaj ngjarje", tha ai.