VLORE-Mëngjesin e ditës së sotme ka ndodhur një grabitje në lagjen “24 Maji”, përballë Gjykatës së Apelit.
 
Sipas policisë, rreth orës 05:00 persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë një 26-vjeçar dhe e kanë grabitur.
 
I riu që u plagos me thikë dhe iu grabitën rreth 1 mln lekë të vjetra është me inicialet F.B.
 
Ai punonte në një kompani, ndërsa është marrë në pyetje për identifikimin e personave që i grabitën xhiron ditore.


dy.b/shqiptarja.com