Vlorë, qendra historike gati në shkurt të 2019-s, 68 objekte do t'i rikthehen strukturës tradicionale

Rikualifikimi i qendrës historike synohet të jetë një nga rrugët më historike dhe turistike të Shqipërisë. Janë plot 68 objekte të cilat do t'i rikthehen strukturës bazë të shtëpive tradicionale. Këtë të enjte, zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli së bashku me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli inspektuan punimet që po kryhen në qendrën historike.

Jam sot në inspektimin e radhës së punimeve të projektit më të rëndësishëm të rimëkëmbjes së qytetit, të rivlerësimit zonës historike me projektin më të rëndësishëm që do ta rikthejë atë në një atraksion të ri turistik për Vlorën. Do të kemi sigurisht funksionalitet dhe ruajtje të të gjithë lëvizshmërisë së kanalizimeve në pjesët që janë të pa ruajtura ose që gjatë viteve janë dëmtuar rëndë.

Dritan Leli, Kryebashkiaku i Vlorës

Zv/ministri Shkreli u shpreh më tej për rëndësinë e punimeve, duke theksuar se duhet të mbyllen sa më shpejt .

Unë me këtë rast inkurajoj biznesmenët të cilët zotërojnë pronat në këtë rrugë që jo vetëm të krijojnë mirëkuptim ndaj këtij restaurimi, por mundësisht të ndihmojnë edhe ata me mjetet e tyre në pronat e tyre, për t'i shndërruar në atraksione turistike, sikurse janë bërë në Pazarin e Ri në Tiranë apo në Pazarin e Korçës dhe zona të tjera. 

Artan Shkreli, Zv/ ministri i Infrastrukturës 

Në kompleksin muzeal të rrugës "Justin Godard" "strehohen" godina tejet të rëndësishme si; shtëpia e qëndistares së Flamurit Marigo Posio, godina e ish Klubit Labëria ( sot muzeu Etnografik) apo edhe rruga e hebrenjve, ku pritet të ndërtohet dhe një muze enkas për ata. Projekti pritet të përfundojë në shkurt të 2019-s, ndërsa aktualisht janë restauruar plotësisht 23 objekte.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës