VLORE-Probleme në qendrën e votimit 4489 në rajonin katër në Vlorë.

Shtetasi Fatmir Sulejmani denoncon se është votuar në emër të tij.

Votimi sipas qytetarit është kryer në orët e para të nisjes së procesit të votimit, ndërsa ai vetë është paraqitur me kartë identiteti, po nuk është lejuar të votojë.

Për rastin në fjalë qytetari ka denoncuar aktin edhe në polici, ndërsa e ka cilësuar një akt shumë të rëndë, votimin e kryer në emër të tij.
"I jap kartën e identitetit komisionerit, ai më thotë, jo se ke votuar njëherë. Tani ata më njohin shumë mirë kush jam, por nuk e kuptoj të nxirret kartë tjetër dubël? Se imagjinon cfarë mund të bëjë ai diku tjetër me këtë kartë, mund të bëjë poshtërsira? Unë tashmë dua të di si është puna, se të nxirren karta origjinale pak kohë para votimit, kjo është e tmerrshme”, thotë Fatmir Sulejmani.

I pranishëm në këtë denoncim ishte dhe kandidati i LSI në Vlorë Shezai Rrokaj.

(d.b/Shqiptarja.com)