Kryeministri Edi Rama, mori sot pjesë në ceremoninë e përurimit të spitalit të ri psikiatrik "Ali Mihali" në këtë qytet, një investim i Qeverisë Shqiptare me një fond prej 300 milionë lekë.
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, kandidati për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Dritan Leli, deputetët, Valentina Leskaj, Shkëlqim Selami, prefektja Etjona Hoxhaj, u takua dhe bashkëbisedoi me personelin e këtij spitali, ndërkohë që vizitoi edhe mjediset e brendshme të këtij institucioni shëndetësor.
Duke e cilësuar këtë investim, një arritje të standardeve evropiane, kryeministri Rama, u interesua për procesin e punës, për kualifikimin e personelit që punon në këtë spital etj.
Spitali i ri psikiatrik "Ali Mihali", në qytetin e Vlorës, ka një kapacitet prej 50 shtretërish për të sëmurët akutë, ndërkohë që ka mjedise të bollshme për shërbimet mbështetëse. Në të ka salla palestre, fizioterapie, lojrash të ndryshme sportive, pjesë e programit bashkëkohor që ndiqet dhe aplikohet për kujdesin dhe terapinë e pacientëve me probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, në këtë institucion shëndetësor, funksionojnë edhe dy seksione të të sëmurëve mendorë kronikë, femra dhe meshkuj. Në të, është rekrutuar një personel i kualifikuar, që aplikon arrritjet dhe metodat bashkëkohore në kujdesin ndaj të sëmurëve të kësaj kategorie.
Prania e Kryeministrit Edi Rama, në ceremoninë e përurimit të spitalit të ri psikiatrik, është pjesë e programit të tij të vizitave dhe takimeve të ditës së sotme, në Vlorë ku përfshiheshin edhe një vizitë në mjediset e qytezës antike të Orikut, një bashkëbisedim me specialistë për shërbimet e urgjencës, prezantimi i kandidatëve të PS-së për këshillin bashkiak të Vlorës dhe të Selenicës, një tjetër vizitë në qytezën antike të Amantias etj. //atsh/
/Shqiptarja.com