Puna e bërë gjatë këtyre dy viteve nga Erion Veliaj dhe idetë novatore në krye të Bashkisë së Tiranës janë vlerësuar edhe ngas Kryeministri Edi Rama që e cilëson si shembull që duhet ndjekur edhe nga kryebashkiakët e tjerë.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët në Universitetin “Ismail Qemali" në Vlorë, Kryeministri Edi Rama u pyet nga një prej studentëve se çfarë do të bëhej për kartën e studentëve.
Përgjigja erdhi në fakt nga Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla, e cila sqaroi se projekti i kartës së studentit do të fillojë aplikimin për herë të Tiranë falë bashkëpunimit me kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Patjetër që do të ketë një Kartë Studenti. Po fillon modeli në Tiranë në bashkëpunim me kryebashkiakun e Tiranës. Besoj që do të jetë një model shumë i mirë për ta shtrirë në të gjithë universitet e tjera, që do të thotë edhe në qytetet e tjera, edhe në qytetin e Vlorës. Kështu që baza është hedhur, po vijojmë në këtë proces dhe shumë shpejt do të jetë e finalizuar ehe në Vlorë”, tha Lindita Nikolla.
Në këtë moment ndërhyri kreu i qeverisë i cili deklaroi se: “Domethënë, kryebashkiaku i Vlorës duhet të marrë shembull nga kryebashkiaku i Tiranës”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com