Vlorë, Rama: S'do ketë burime
të infektuara në administratë

Vlorë, Rama: S'do ketë burime<br />të infektuara në administratë<br>
Përgjatë dy ditëve në Vlorë u zhvillua mbledhja e qeverisë, e para që mbahet në qytetin bregdetar pas formimit të kabinetit "Rama 2". Në takimin e drejtuar nga kryeministri Edi Rama merrnin pjesë dhe drejtues të administratës qendrore në Qarkun e Vlorës. Gjatë fjalës së tij, Rama iu rikthye edhe njëherë probleme me administratën publike nga mungesa e profesionistëve, emërimet politike dhe abuzimet me detyrën. Kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht nga vendimi i Qeverisë, ende qytetarëve u kërkohen certifikata, edhe pse ato janë hequr nga përdorimi. 

Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu reformë edhe në administratën qendrore të qarkut të Vlorës, për të larguar nga funksionet, siç tha Rama, burimet e infekturara në administratë.  “Kemi probleme të mëdha për të zgjidhur. Probleme të mëdha kemi në raport me eficencën e shërbimeve, në raport me sjelljen, në raport me qytetarët. Po ashtu kemi probleme të mëdha në raport me betejën e nisur nga qeveria për të ulur barrën e burokracisë me qytetarët. Po e nis nga më e thjeshta, megjithëse ne kemi aprovuar që në mbledhjen e parë se nuk duhet tu kërkohen më certifikata qytetarëve, vazhdon prodhimi i tyre. Ndonëse numri i tyre po shkon në rënie, sasia e certifikatave dhe sasia e kohës që u merret njerëzve, volumi i radhëve që mbajnë, paratë, vazhdon të jetë në nivele të papranishëm. Për ça arsye u kërkohet certifikata? Kur them certifikata, kërkohen edhe dokumente të tjera. Me vendim qeverie, duhet t’u garantohet vet atyre. Përgjegjësia u takon punonjësve, që prodhojnë ende certifikata. Po ashtu, tek Hipotekat në Vlorë njerëzit rrinë në radhë, dhe aty s’ka njeri. Me arsyetimin kjo se ka defekte", tha Rama.

Shefi i ekzekutivit tha se do të nisë menjëherë puna për spastrimin e administratës në qarqe dhe për këtë do hartohet një raport i cili do t'i dorëzohet çdo ministri dhe zv/kryeministres Senida Mesi. "Mirë njerëz që rrinë pa punë, por ka analfabetë që merren në punë. Kemi komplet ca njerëz që nuk përputhin as trajnimin, e as eksperiencën. Të tilla raste ka pa fund. Justifikimet për ta, për punët e partisë, duhet të marrin fund. Skanim të gjithë administratës në qarkun Vlorë, dhe përputhshmëri midis vendit të punës, diplomës të çdo individi që mbulon një vend pune. Ky raport i duhet dorëzuar çdo ministri dhe një kopje zv/kryeministres. Ajo ndjek të gjithë procesin që po merremi”.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Turi me diasporën/ Rama sot në Itali, takim me shqiptarët në pallatin e sportit afër Milanos

Turi me diasporën/ Rama sot në Itali, takim me shqiptarët në pallatin e sportit afër Milanos