Vlorë, Ramës i bëjnë një
dhuratë për djalin, ja batuta e tij

Vlorë, Ramës i bëjnë një<br />dhuratë për djalin, ja batuta e tij
VLORE–  Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë speciale në mbrëmjen e  sotme ku u ndanë dhe çmimet për Kampionatin IX Botëror të Fluturimeve të Lira.

Një bluzë e vogël e kombëtares shqiptare të fluturimit për djalin e tij Zahon. Dhurata i është dorëzuar nga Alket Islami.
 
 “Kam dedikuar këtu një t-shirt të vogël. Është një T-shirt i ekipit kombëtar, është e vogël, s’i bën asnjërit prej jush. Po ta ktheni nga ana tjetër, është e Zaho Ramës. Ndaj ftojmë mes nesh zotin kryeministër. Kur të rritet të vij tek ekipi jonë’, u shpreh Islami.
 
Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjigjen Islamit dhe sigurisht me batuta që shkaktuan të qeshura mes të pranishmëve. 

“Kur të rritet do ta veshi. Tani Alketi është përpjekur që të më bëjë mua të fluturojë, por nuk ia ka dalë. Tani do që të fluturojë djali. Shpresoj që ai të fluturoj kur të jetë i vetëdijshëm. Nëse ka një njeri që ka merita të vërteta që s’janë as të qeverisë, as të bashkisë, por vetëm të këtij njeriu që unë kam këtu në krah, (për Alket Islami). Të fluturosh pas të parit është kollaj, por të fluturosh i pari është problem. Ishte i pari zog që pamë në qiell dhe e gjetëm mes nesh. Dua ta falënderoj Alektin për aftësinë e tij për të qenë i çmendur deri në fund. Ke lindur i çmendur dhe do vdes i çmendur..I lamë kinezët duke mbajtur flamurin lart", tha Rama. 

rama
(Rama merr dhuratën)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi