Godina historike  e Bashkisë së Vlorë është drejt rikonstruksionit të saj total pas gati 100 vjetësh ekzistencë.

Ky ambient do të jetë multifunksional, duke rikonstruktuar jo vetëm fasadën apo zyrat e saj por edhe në katet e nëndheshme të godinës, të cilat deri dje ishin jashtë funksionit.
 
Ndërtuar nga italianët gjatë luftës së parë botërore, godina e Bashkisë pritet të rikthehet në funksion të vizitorëve për vlerat që ajo përcjell ndërsa i tillë është menduar edhe rikonstruksioni që po kryhet aktualisht.

Mjaft të veçanta mbeten dhe katet e nëndheshme, ndoshta të panjohura deri më sot, ndërsa përveç ndërhyrjes në ambientet e dukshme, qëllimi mbetet edhe rikthimi i ambienteve të panjohura për t’u bërë të vizitueshme nga çdo qytetarë e turist.
 
Fondi për rikonstruksionin total të godinës së bashkisë Vlorë është siguruar nga ministria e energjitikës, ndërsa për të rikthyer në qendër funksionale dhe përcjellëse të vlerave të saj historike dhe kulturore ndër vite, është menduar një rikonceptim ndryshe, nga ndërhyrjet e kryera deri më tani në këtë ambient. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)