VLORË- Një palmë e thatë në qytetin e Vlorës është rrëzuar mesditen e sotme duke dëmtuar një automjet të parkuar aty pranë.
 
Fatmirësisht nga rrëzimi i saj nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.
 
Mesa duket ky është një problem i vazhdueshëm në qytetin bregdetar cili nuk po merr një zgjidhje. Më herët dy palma të tjera janë rrëzuar mbi automjete duke shkaktuar fatmirësisht edhe këtë herë vetëm dëme materiale.  
 
Në bulevardin Vlore-Skelë rreth 1200 palma të llojit ‘fenix’ janë dëmtuar por akoma vazhdojnë të qëndrojnë në Bulevard si rrezik i vazhdueshëm për kalimtarët.

[gallery]21151[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)