VLORE - Rritet çmimit të ullirit në qytetin e Vlorës në këtë fund vit. Ndryshimi i çmimit me tendence rritje të mëtejshme të ullirit dhe nënprodukteve të tij si vaji i ullirit, reflektohet më shumë në tregun e pakicës.

Gjithçka vjen si pasojë e reduktimit ndjeshëm të prodhimit të këtij produkti për këtë sezon, i cili pritej të ishte më i frytshmi, por ka rezultuar e kundërta. 

Qarku i Vlorës i njohur për prodhimin e lartë të ullirit, këtë vit duket se ka prodhuar rreth 5000 kv (kuintal) më pak nga sa ishin pritshmëritë e kultivuesve. Drejtori i Bujqësisë dhe Ushqimit Beqir Kashuri thekson se në uljen e sasisë së prodhimit kanë ndikuar kushtet atmosferike.

"Parashikimet për këtë vit, pritej të ishtë një vit i bollshëm të ullirit, kjo nuk ndodhi për shkak të shirave në maj." tha Kashuri

Drejtori Kashuri bën me dije se procedurat e subvencionimit të fermerëve vijojnë, ndërkohë në proces është dhe shpërndarja e granteve të fermerëve përfitues. Ai ka pranuar se ka pasur vonesa në proces, por likuidimet do të vijojnë për përfituesit e 2014 edhe në janar me buxhetin e vitit të ardhshëm për të mos krijuar deficite.

"Ka akoma ende që s'kanë marrë ato lekët që i takojn ligjërisht. Kemi marrë përgjigjie nga Ministria se do të likuidohen të gjithë për vitin 2014 dhe do fillojë subvencionet për 2015." tha ai

Qarku i Vlorës njihet për prodhimit e kultivarëve të veçantë sikurse kultivimet e ullirit, agrumeve dhe sektori i vreshtarisë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)