VLORE- Reshjet e ditëve e fillimvjeshtës në Vlorë kanë nxjerrë zbuluar drejtorinë e Mirëmbajtjes së Kanalizimeve. Sasia e madhe e reshjeve nuk mund të përballohet nga rrjeti i kanalizimeve pasi ato janë të tejmbushura me mbeturina.
 
Situata e krijuar kërkon që drejtoria e Kanalizimeve në Vlorë të mbajë nën monitorim zonat e emergjencës, sikurse janë grykëderdhja e lumit Vjosë, zona e Selenicës dhe Novoselës.
 
Bordi i Kullimit të qytetit të Vlorës për këtë shkak ka vënë në funksionim kanalet e ujërave me sasi të lartë. Apostol Qirko, kreu i Bordit të Kullimit shprehet se do të fillojë puna me mjete pastrimi për të gjitha zonat problematike.
 
Ndër problematikat kryesore mbetet edhe tharja e kënetës së Orikumit dhe kthimin e saj në një tokë të përdorshme, investimi i filluar nga donacionet e huaja, teksa do të shërbejë edhe për procesin e vaditjes në bujqësi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)