Vlorë/ Sapo sheh policinë hedh psitoletën nga makina dhe tenton të largohet, arrestohet 38 vjeçari (VIDEO)

Në vazhdën e operacionit policor “Sundimi i ligjit”, në kuadër të së cilës janë ngritur pika kontrolli në hyrje të autostradës së Vlorës, forcat operacionale kanë vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili hodhi nga automjeti që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet e Policisë.

Në pranga ka rënë Enron Konomit (Daupi), i cili sipas policisë hodhi nga automjeti që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet e Policisë.

"Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë lokalizuar në lagjen “Isa Boletini”, automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga Enron Konomi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur nga automjeti, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur nga Policia, informoi sot policia e Vlorës.

Armën e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.  

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë