VLORË-Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka sekuestruar 132 kg kanabis, fara dhe fidanë, ndërsa ka arrestuar 3 persona dhe njëri është shpallur në kërkim. Në operacionin e parë u arrestuan Abedin Jonuzi dhe Lejli Jonuzi, të dy banues në Oshtimë, ndërsa u shpall në kërkim personi me inicialet Xh.J. Në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan; 2800 fara kanabisi, 167 fidanë kanabisi dhe 132 kg kanabis gjendje të thatë e të grirë.
Në operacionin e dytë u arrestua Artur Aliaj, banues në Vlorë, pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë kanabis. Policia e Vlorës do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.