Vlorë-Policia ka sekuestruar 206 kg kanabis në afërsi të Zvërnecit, e paketuar në 9 pako dhe gati për t'u trafikuar.
 
Droga u gjet e braktisur në zonën e Porto Novës, në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 larg bregut të detit.
 
Lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako, mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe.
 
Nga të dhënat e para dyshohet se lënda narkotike ishte nxjerrë në breg të detit, gati për t'u trafikuar.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë vepër penale.


[gallery]19854[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com