Një sasi droge prej 27.2 kilogramësh është sekuestruar në qytetin bregdetar të Vlorës, në fshatin “Vajzë”.

Droga e sekuestruar  është e llojit Cannabis Sattiva dhe është zbuluar në stanin e banesës së 53- vjeçarit, B.SH, ku ishte e ndarë në pesë thasë.

53- vjeçari i cili nuk është arritur të ndalohet është shpallur në kërkim. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë
Policia vazhdon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë krimimale kundër kultivimit dhë trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 27 kg e 240 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Shpallet në kërkim poseduesi i saj.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara nga policia, në fshatin ''Vajzë'' për goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Seksioni Kundër Narkotikëve pranë DVP Vlorë, më datë 21.07.2017, konstaton një tjetër rast në fshatin Vajzë, në stanin e banesës së shtetasit B.Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Vajzë, Vlorë.

Këtij shtetasi i janë sekuestruar 3 thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në afërsi të stanit, u gjetën dhe 2 thasë të tjerë me lendë narkotike me peshë totale 27 kg e 240 gr të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Policia ka bërë shpalljen e tij në kërkim si poseduesi i lëndës narkotikë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale“Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” neni 283/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com