Vlorë, sekuestrohen automatikë, municione luftarake dhe 246 kg kanabis, ikën pronari i stanit

Policia e Vlorës ka sekuestruar armë, municione luftarake dhe drogë në stanin e një 35-vjeçari, të cilin e ka shpallur në kërkim. Uniformat blu njoftojnë se kanë sekuestruar 4 automatikë dhe 246 kg kanabis në stanin e shtetasit A. N., ndërsa vijon puna intensive për kapjen e këtij të fundit.



Armët dhe municionet e sekuestruara

Kanabisi i sekuestruar

Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake, lëndë narkotike, shpallet në kërkim autori tyre. Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme në fshatin Kuç, në stanin e shtetasit A.N., kanë sekuestruar:

4 armë zjarri tip automatik
4 krehëra model 56
210 fishekë model 56 si dhe
246 kg kanabis.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Prodhim, shitja e narkotikëve'' dhe ''Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit'', parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit