VLORË- Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë, Bashkia Himarë, e cila ishte përvetësuar nga Murat Hysenaj nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
56 vjeçari Murat Hysenaj nga Vlora është vendosur në pranga nga policia në kuadër të operacionit "JALA".
Murat Hysenaj ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve” dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".
Ndërsa vlera e kësaj sipërfaqe toke të sekuestruar shkon rreth 1.7 milionë euro.
Sipërfaqja e tokës u sekuestrua pas një hetimi të gjatë nga prokuroria, ndërsa në muajt e fundit janë sekuestruar edhe prona të tjera në Jug të përfituara përmes falsifikimeve dhe veprimtarive kriminale.
Pas sekuestrimit ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në Facebook shprehet se bishti është më i rëndë se sqepari.
"Policia zbatoi sot në mëngjes një urdhër të Prokurorisë, për sekuestrimin e tokës si produkt krimi. Por, bishti është më i rëndë se Sqepari" shprehet Manjani.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com