VLORE- Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku është sekuestruar nga policia një skaf italian në Gjirin e Gramës në Vlorë. 

Sipas policisë, mjeti lundrues është konstatuar gjatë kontrollit të territorit ujor dhe tokësor, konkretisht përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë. Skafi mbante flamur italian, ndërsa në bordin e tij nuk është gjetur asnjë person.

Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 m dhe me një motor "Mercruiser 502, me fuqi 500 kf.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonje send apo material i kundraligjshëm.

Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

[gallery]22374[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com