Vijon lufta e policisë ndaj kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike. Policia e Vlorës ka goditur dy raste të tjera “Prodhimit dhe shitjes së kanabisit”, në fshatin Drithas dhe në të dyja rastet janë sekuestruar rreth 9kg e 120g lëndë narkotike.

Kujtojmë këtu që edhe pak kohë më parë në këtë fshat janë asgjesuar rreth 7150 rrënjë kanabis
 
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Drithas, në oborrin e shtëpisë së shtetases P.M., 52 vjeçe, banuese në Drithas, u konstatua një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva duke u djegur. Në banesë i janë gjendur edhe dy thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva në gjendje të tharë, me peshë totale 4 kg e 720 gram.
 
52 vjeçarja ndiqet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale ''Prodhim dhe shitja e narkotikëve'' , pasi me gjendje shëndetësore rezulton e sëmurë me probleme mendore.
 
Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara edhe në fshatin Velçë,Vlorë, në vendin e quajtur ''Presaran'', në një distancë 70 m nga banesa e një të moshuari, policia ka gjetur dhe sekuestruar një thes të mbushuar me lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 4 kg e 400 gram.
 
Vijojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit, posedues të lëndës narkotike.

[gallery]23158[/gallery]

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com