VLORË-Dy vëllezër janë grindur me thika në stan në fshatin Dukat, ndërsa njëri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
 
Dy vëllezërit që janë konfliktuar janë F. Jazoj 60 vjeç dhe Z. Jazoj 63 vjeç, i pari i plagosur, ndërsa i dyti është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave dhe motivet.
 
I plagosuri sipas të dhënave nga spitali i Vlorës është jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët nuk janë të rënda. 


dy.b/dhqiptarja.com