Një person ndërroi jetë pasi autokombajna me të cilën po punonte ra në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë
Ngjarja u shënua rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas në Orikum. Shtetasi Arben Ferati, 35 vjeç duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento