Vlorë- Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në aksin e vjetër Fier-Vlorë, arrestohet 43-vjeçari i dyshuar.
Policia vendore e Vlorës bëri me dije sot (8 korrik) se pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku një person shfaqej duke shkulur e dëmtuar tre nga tabelat e sinjalistikës në aksin Bestovë-Bunavi, kanë nisur hetimet duke identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin e shtetasit që shfaqet në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit. Në vijim të veprimeve për rastin, u ndalua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Vlorë”, tha policia.
Ngjarja ka ndodhur më 7 korrik, në aksin rrugor Bestrovë-Bunavi, teksa uniformat blu konstatuan edhe dëmtimin e tabelave sinjalistike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “shkatërrimi i rrugëve”. Gjithashtu policia i bën apel qytetarëve dhe medias që “të denoncojnë në numrin 112 çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit”.
-
Ky idjot qe shkatërron tabelat duhet ta ket fut dikush tjeter se ky eshte aq idjot sa i duket vetja trim mbi trimat me ket akt ..ose coheni njeher per vizit tek mjeku se ndofta shkruaj ne kot pastaj.
Përgjigju -
Futeni në burg dhe shqepeni në dru plerën.
Përgjigju -
Sa jane shtuar te cmendurit?!
Përgjigju -
Duhet te denohet me nje gjobe shume te madhe plus te bej disa kohe burg barboni
Përgjigju -
Dhe ne rrugen tjeter qe kalon nga Risilia i kane demtuar tabelat, per te njejtat interasa dhe asnje nuk i zevendeson. Zhavorr vazhdon te merret nga Shushice dhe pse eshte Park Kombetar si dege e Vjoses. Shtete brenda shetetit
Përgjigju







Komente
Komento