VLORE - Rreth 2 orë pas shpërthimit të një automjeti ku si pasojë ndërroi jetë një 42 vjeçar, një tjetër shpërthim ka ndodhur në qytetin e Vlorës në një banesë njëkatëshe.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Çole”, rreth orës 09:30 ndërsa është shembur tërësisht banesa duke zënë poshtë edhe pronarin e banesës 70-vjeçarin Rrapo Halili.

Rreth orës 11:30 është bërë i mundur edhe nxjerrja e trupit të pajetë të 70-vjeçarit.

Fillimisht u raportuar se ngjarja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të bombolës, por nuk është konfirmuar ende. Policia dhe grupi i ekspertëve që ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbulimin shkaqeve reale të ngjarjes.


vlore shperthim shtepia me logo
(Në foto: Bashkëshortja e pronarit të shtëpisë i cili ndodhet i zënë në shtëpi)

Fillimisht u raportua se ngjarja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të bombolës, por nuk është konfirmuar ende. Policia dhe grupi i ekspertëve që ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbulimin shkaqeve reale të ngjarjes.
vlore shperthim shtepia me logo

shperthim ne banese vlore

(Në foto: Banesa ku shpërtheu bombula e gazit)

Ndërkohë bashkëshortja e 70-vjeçarit, Drita Halili e cila nuk ndodhej në banesë kur ka ndodhur ngjarja është dërguar në spital pasi ka kaluar në një gjendje të rëndë psikologjike.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)