VLORË - Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Vlorë.

Zjarri ka ardhur si pasojë e një bombole gazi e cila ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Ujit të ftohtë".

Pronari i shtëpisë teksa ka tentuar të shuajë zjarrin, ka pësuar djegie në dorë.

Fatmirësisht kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe bombola nuk shpërtheu. Personi i cili pësoi djegie kryesisht në pjesën e krahut u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nëse forcat zjarrfikëse nuk do të ndërhynin bombla do të shpërthente.