VLORE - Policia në Vlorë sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa, në një skaf 7 metra të gjatë, në vendin e quajtur Perivol.
Mësohet se operacioni u krye rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm nga policia kufitare, në bashkëpunim me Delta Force.
Pas kontrollit të skafit, në vendin e quajtur Perivol në Dhërmi, policia gjeti brenda tij rreth 400 kg lëndë narkotike, e cila dyshohet se kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë.
Policia ndaloi një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërkohë që po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com