VLORË-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të martë në aksin rrugor të lagjes "10 Korriku" në Vlorë.
 
Një automjet tip “Smart” me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur këmbësoren Miroshe Kasaj, 53 vjeçe, banuese në lagjen "Hajro Çakërri" e cila gjeti vdekjen në spital.
 
E plagosura qëndroi disa orë në Spitalin Rajonal Vlorë ku fatkeqësisht nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.
 
Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme procedurale.

[gallery]22661[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com