Drimadha (Dhërmi) nuk gjen qetësi gjatë natës së kaluar. Pas djegies së shezlongëve të një biznesi ku dyshohet për shkak të konkurrencës, një tjetër ngjarje është shënuar ku është qëlluar me pistoletë manovër.
28-vjeari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë. Kjo ka bërë që kamarieri t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin por ka hasur në kundërshtinë e tij. 28-vjeçari është konfliktuar fizikisht me kamarierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në drejtim të kamarierit.
Pas ngjarjes i riu është larguar, i cili është në kërkim nga policia.