Vlorë, të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë

Kërkesa për blerjen e apartamenteve apo njësive tregtare është rritur në 6 muajt e parë të këtij viti nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë të huajt ata që po investojnë në pasuri të paluajshme në bregdetin e Vlorës. Përafërisht kërkesa është rritur me 20 për qind. Blerësit e huaj tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi. Ata kërkojnë apartamente por dhe vila përgjatë bregdetit.

“Ka kërkesa për prona në Vlorë, në Lungomare, Uji i Ftohtë e deri në Radhimë. Kryesisht janë blerës nga Polonia, Ukraina por dhe Gjermania”, shprehet Daniel Mustafaraj  agjent imobiliar.

Kjo shpjegon dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve për ndërtimet e reja. Sot në Vlorë nuk gjen apartament nën 1600 euro/metri katror, ndërsa në resorte, 4 mijë euro metri katror.

"Çmimet janë rritur çdo muaj. Në Lungomare fillojnë me 1600 euro metri katror, ndërsa në zonën elitare tek Uji i Ftohtë shkon deri në 4 mijë euro/metri kator”, tha ai.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, biznese dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro dhe afro 55% e totalit u përqëndrua në pasuri të paluajtshme, industri nxjerrëse dhe aktivitete financiare.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit