Të shtëna me armë zjarri kallashnikov brenda ambienteve të një llotoje sportive në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qendër të qytetit, pranë Sahatit ku Besmir Gjela, 31 vjeç, i armatosur ka hyrë brenda në lloto dhe ka hapur zjarr.
Pranë ambienteve të lokalit ka pasur edhe disa efektivë policie të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur kështu një ngjarje të rëndë, pasi autori ka pasur në shënjestër një person tjetër. Autori është arrestuar menjëherë nga uniformat blu si dhe është sekuestruar arma e zjarrit.
(Lokali ku ndodhi ngjarja në Vlorë)
Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. Gjatë momentit të arrestimit nga policia, autori ka tentuar të largohet dhe është përplasur me xhamat duke pësuar lëndime të lehta në trup.
Njoftimi i policisë së Vlorës:
Informacion paraprak

Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali.
Nga e shtëna nuk ka të lënduar.
Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.
/Shqiptarja.comKomente

Harova te thoja qe policia do merej dhe me motren time
PërgjigjuPo normal o vlla se policia dhe drejtori do merren me skafet e gonit nuk e kane mendjen te rendi
Përgjigju