VLORË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës në lagjen ’10 Korriku’, por fatmirësisht pa të lënduar. Juxhino Todi, (me mbiemër të ndërruar) djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt i ka shpëtuar plumbave gjatë një konflikti me armë, pas sherrit për një vajzë me Lisien Myrtajn, me detyrë efektiv policie.

Në pamjet e siguruar nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, shihet makina në pronësi të kryeplakut Astrit Aliaj, e cila përdoret nga djali i tij, ku ka shenja plumbash, në vendin e shoferit. Sipas burimeve, Lisien Myrtaj, me detyrë efektiv pranë repartit ‘Delta’, ka ndjekur me vrap 24-vjeçarin Juxhin Todi, dhe në momentin që ai ka ndaluar, ka qëlluar disa herë në drejtim të makinë stip ‘ML’. Për fat të mirë 24 vjeçari ka mundur t’u shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.

Por efektivi i policisë, i cili është ndaluar nga blutë e Vlorës, në dëshminë e tij, ka thënë se ka qëlluar kundrejt të riut për vetëmbrojtje, pasi ai e ka qëlluar i pari. Megjithatë policia thotë se ka gjetur 7 gëzhoja në vendin e ngjarjes, të cilat thuhet se janë qitur nga arma e zjarrit pistoletë, e efektivit. Policia ka ngritur postblloqe dhe është në kërkim të Juxhin Todit, ndërsa Myrtaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Shenja e plumbit ne makine

1651258968_lsiienmyrtaj1.jpg

 

Lisien Myrtaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Kush është efektivi që qëlloi me armë zjarri në drejtim të 24-vjeçarit! Sherri mes tyre nisi për një vajzë

1651258968_lsiienmyrtaj1.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Lisien Myrtaj, me detyrë efektiv pranë repartit ‘Delta’, i cili u përfshi në një shkëmbim me armë zjarri me Juxhin Todin, djali i kryeplakut të Kaninës. Dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht me njëri tjetrin për një vajzë, e më pas janë përplasur me armë zjarri.

 

Ora 20:31
Qëlloi ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës, arrestohet autori efektiv policie: E qëllova për vetëmbrojtje

 

Burime për Report Tv bëjnë me dije autori i cili ka qëlluar kundrejt Juxhin Todit, djalit të kryeplakut të Kaninës mbrëmjen e sotme në Vlorë është Lisien Myrtaj, me detyre efektiv policie. Lisien Myrtaj me detyre punonjë policie, pranë repartit ‘Delta Forcë’, ka dëshmuar se ka reaguar për vetmbrojtje. Sipas Myrtaj, Juxhin Todi e ka qëlluar dhe më pak ka reaguar për vetmbrojtje.

Ora 19:21
Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, shenjestër djali i kryeplakut të Kaninës! Zbardhet emri

Burime për Report Tv bëjnë me dije se objektiv i atentatit mbrëmjen e sotme në Vlorë ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës Astrit Aliaj, Juxhin Todit 24-vjeç, (mbiemër të ndërruar). Një person me ( xhup të zi) e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24 vjeçari ka ndaluar, ka shtënë disa herë në drejtim te makinës tip ML, për fat të mirë 24 vjeçari ka mundur tu shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.