Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në zonën e plazhit të njohur ‘Bora-Bora’ në Radhimë. Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Eduart Kondi pronar të një plazhi Bora Bora në zonën e Radhimës janë konfliktuar për adminstrimin e këtij plazhi.

Eduart Kondi, 36 vjeç, ka qëlluar Beniaminin, 45-vjeçar, i cili në fakt ka një precedent penal pasi në vitin 2012 është kapur me armë pa lejë. Benjamin Kondi kishte ardhur nga Anglia vetëm një ditë më parë.

Beniamini ka ardhur ne plazhin i cili administrohej nga vëllai i vogël. Ky i fundit që nga parkimi ka nxjerre armën dhe ka shtëne në drejtim të tij më shumë se 5 herë.

Autori, Eduart Kondi është arrestuar në një banesë në Lungomare, është shoqëruar në komisariat. Ndërkohë që janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
Qëlloi ndaj vëllait në Vlorë pas sherrit për administrimin e plazhit në Radhimë, momenti i arrestimit të 39-vjeçarit! Shoqërohen 9 të tjerë (VIDEO)

 

Policia e Shtetit ka shpërndarë videon nga momenti i arrestimit të 39-vjeçarit Eduart Kondi, i cili qëlloi ndaj vëllait të tij, Beniamin Kondi për administrimin e plazhit ‘Bora Bora’. Ndërkohë, janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Ora 14:12
Qëlloi vëllain me armë pas konfliktit për plazhin në Radhimë, arrestohet 36-vjeçari

1656934920_Screenshot1.jpg

Eduard Kondi, 36-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi qëlloi me armë në drejtim të vëllait, pas konfliktit për plazhin. Autori, Eduard Kondi është arrestuar në një banesë në Lungomare,  po shoqërohet në komisariat.

Eduard Kondi, 36 vjeç, ka qëlluar Beniaminin, 45-vjeçar, i cili në fakt ka një precedent penal pasi në vitin 2012 është kapur me armë pa lejë. Benjamin Kondi kishte ardhur nga Anglia vetëm një ditë më parë.

 

Ora 13:46
‘Dëgjuam krisma’ alarmohen pushuesit në plazhin e Radhimës: Disa u fshehën pas lokalit

 

Turistët janë alarmuar nga ngjarja që ka ndodhur sot në plazhin e Radhimës, ku vëllai ka hapur zjarr ndaj vëllait, për të drejtën për të administruar plazhin. Ato thanë se dëgjuan shumë të shtëna, ndërsa disa prej tyre u fshehën pas lokalit.

‘Dëgjuam shumë të shtëna, mbi 5-6 herë. Kisha vajzën me gjithë djalë dhe ka me vrap. Të tjerët u fshehën pas lokalit.'- tha një pushues.

'Isha me burrin dhe djalin e nipin. U shqetësuam shumë, dëgjuam krisma. Policia erdhi shumë shpejt, do t’i them burrit të ikim në shpi. Jam nga Kuçova.'- u shpreh një turiste.

'Nuk e kuptuam. Nuk pashë gjë, pamë vetëm policinë. Jam për herë të parë në Shqipëri- u shpreh turistja.

Ora 13:23
Të shtëna në Vlorë, turisti norvegjez:  Të gjitha ia futën vrapit! Nuk pamë të lënduar (VIDEO)

 

Një turist norvegjez, dëshmitar në të shtënat me armë në Radhimë, thotë se në momentin që janë dëgjuar të shtënat të gjithë ikën me vrap.

“Dëgjuam të shtënat dhe të gjithë ia futën vrapit. Mbase ishin 2-3 të shtëna. Nuk pamë nëse është lënduar ndonjëri. Kisha frikë por tani kaloi”, ka thënë ndër të tjera turisti norvegjez.