Një grua 32-vjeçare me inicialet B.G është arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa ka tentuar të fusë drogë brenda ambienteve të paraburgimit.
Nga kontrolli rezultoi se ajo kishte fshehur në rroba një sasi kokaine, ndërsa kishte takim me bashkëshortin U.G. 32-vjeçarja ishte e shoqëruar bashkë me vjehrrën e saj.
Gjatë kontrollit, gardianët e paraburgimit kanë hasur në kundërshtimin e gruas për të parë brenda xhepave të xhaketës dhe në astar.
32-vjeçarja ka debatuar ashpër me punonjësit dhe kjo shtoi dyshimet për kontrollorët të cilët më pas zbuluan kokainën në xhaketë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com