Dritan Backa nga Fieri po qarkullonte me automjetin tip "Volkswagen Touareg" me targë AA 334 KP.
Ai sapo ka parë pikën e kontrollit të shërbimeve të policisë ka tentuar t'u largohej, por shërbimet i janë vënë në ndjekje në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur bllokimin dhe kapjen e tij pranë vendit të quajtur "Ish-Fusha e Aviacionit", lagjia "Kushtrimi" Vlorë.
Gjatë kontrollit që i është ushtruar në çantën e krahut është gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri Pistoletë-Zastava, 2 krëhëra, 22 fishekë (7 - të kalibrit 7.62 mm dhe 15 - të kalibrit 9 mm) makina është bllokuar.
Makina dhe arma e sekuestruar
dy.b/shqiptarja.com