Vlorë, zjarr me benzinë oborrit të banesës, tentojnë të djegin skafin dhe gomonen

Persona të paidentifikuar kanë spërkatur me benzinë dhe i kanë vënë flakën ambienteve të jashtme të një banese në Vlorë, me qëllim djegien e dy mjeteve të lundrimit që ndodheshin në oborr. Sipas informacioneve, pronari i banesës A.H ndodhet në Itali ku punon prej disa vitesh. 

Mjetet lundruese ishin një gomone dhe një skaf të cilat shfrytëzoheshin gjatë sezonit turistik përgjatë bregdetit të Vlorës. Krahas tyre është tentuar të digjet edhe një kamion i parkuar aty pranë.  

Menjëherë pas alarmit nga familjarët, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje duke bërë të mundur në kohë rekord neutralizimin e flakëve. Ndërkohe policia po heton lidhur me rastin në fjalë, ku dyshohet se shkak ka qenë konkurrenca. 


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja