Vlorë, tentuan të korruptonin
Gjykatën, arrestohet personi i 3

VLORË - Policia e Vlorës ka arrestuar Myqerem Çela 60 vjeç i cili kishte rolin e sekserit në Gjykatën e Apelit në Vlorë. Çela është personin i tretë që arrestohet për këtë vepër penale, pas arrestimit të 2 personave të tjerë ditën e djeshme.
 
60-vjeçari rezulton se ka qenë ndërmjetësi kryesor i cili ka ndihmuar në shkëmbimin e parave të Gjolek Xhaferraj për t’i kaluar ato në dorën e shoferit sekser Robert Petoshati për zgjidhjen e një çështje gjyqësore.

Në vijim të hetimeve blutë e Vlorës bëjnë me dije se për veprën penale të korrupsionit aktiv janë vënë në pranga: Robert Petoshati shofer në Gjykatën e Apelit Vlorë, Gjolek Xhaferraj dhe Myqerem Cela.

Gjatë arrestimit në flagrancë të tyre policia sekuestroi 20.000 euro dhe 207.200 leke si dhe sende të tjera e aparate celulare.
Mbi të tre të arrestuarit rëndon vepra penale e korrupsionit aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksioneve të tjera të drejtësisë, në bashkëpunim.


Shoferi i kryegjyqtares së Apelit në Vlorë kapet me 20 mijë euro
Robert Petoshati, shoferi i kryegjyqtares së Apelit Vlorë Alma Liçaj, është arrestuar në flagrancë teksa ishte duke marrë një shumë prej 20 mijë euro dhe 207.200 lekë të vjetra, të cilave mendohet se do ja çonte gjyqtarëve të gjykatës së Apelit Vlorë.

53-vjeçari Petoshati është arrestuar së bashku me shtetasin Gjelosh Xhaferi, i cili është vëllai i shtetasit Selam Xhaferi një i dënuar nga gjykata e Fierit, me disa vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim.

Së bashku me këta dy persona, në pranga e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rënë dhe një person tjetër, që ka luajtur rolin e sekserit mes Gjelosh Xhaferit dhe shoferit të Liçaj, Robert Petoshatit. Hetimi është drejtuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, i cili pas një javë hetime në bashkëpunim edhe me strukturat mbështetëse të Policisë së Shtetit ka konkretizuar operacionin duke arrestuar tre persona dhe sekuestruar 20 mijë euro dhe 207.200 lekë. Momentalisht operacioni vijon të jetë në dinamikë, pasi prokuroria dhe policia është duke mbajtur në mbikqyrje lëvizjen e disa personave të tjerë.

Kush është gjyqtari?
Gazeta “Shqiptarja.com” ka mësuar nga burimet e prokurorisë se shuma e lekëve do paguhej tek gjyqtarët e Apelit që ishin në trupin gjykues ku i pandehur ka qenë shtetasi Selman Xhaferi. Ky i fundit është dënuar me burg për akuzën e grabitjes me armë në bashkëpunim dhe me shtetasit e tjerë Fatjon Zoto dhe Fatos Muçi. Dënimi është dhënë nga gjykata e Fierit, ndërkohë që dosja është ankimuar nga avokatët dhe çështja ka mbërritur në Apelin e Vlorës. Nga burimet e gazetës mësohet se pikërisht në këtë çështje, gjyqtar relator ka qenë Vasil Hanxhari ndërkohë dy gjyqtarët e tjerë nuk bëhen të ditur nga policia. Nuk dihet nëse ky gjyqtar ka kërkuar para ose jo me premtimin për të ulur dënimin ose nxjerrë të pafajshëm të pandehurin Selam Xhaferi, por kjo tashmë është në verifikim e sipër nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Masat e sigurisë
Pritet që ditën e dielë tre personat e arrestuar nga prokuroria të dalin para gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihen me masën e “arrestit në burg”. Mësohet se prokuroria ditën e sotme do dërgojë në gjykatë kërkesat për tre të arrestuarit, ndaj të cilëve ka ngritur akuzën e “Korrupsionit” dhe “Ushtrimit të ndikimit tek gjyqtari ose prokurori”. Ky është rasti i tretë brenda fare pak kohësh që Prokuroria e Krimeve të Rënda arrin të arrestojë zyrtarë të gjykatave të përfshirë në korrupsion për blerjen e vendimeve gjyqësore.

Lajmi u hodh fillimisht më 13 qershor
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati