Vlorë, tentuan të vrisnin Tonin Ramaj, identifikohen autorët e shpallen në kërkim! Njërit, Bashkim Brahimajt i vranë të vëllanë në 2014

Një vrasje me dashje e menduar mirë por që më pas diçka shkoi keq. Larje hesapesh për konflikte të vjetra duket se fshihen pas atentatit të mbetur në tentativë ndaj Tonin Ramajt mesditën e 26 qershorit në një lokal në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.

Tre persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të dyshuar për tentativën e vrasjes së 33 vjeçarit nga Vlora i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ai është dëmtuar në gjymtyrët e poshtme.

Në kërkim 
Ermal Haxhiraj alias Bashkim Brahimaj, 41 vjeç, banues në Sherishtë;
Neritan Xhaferaj, 28 vjeç, banues në Vlorë
Ermal Osmenaj, 27 vjeç, banues në Vlorë

”Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet së 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali të administruar nga shtetasi K. L, në lagjen “Pavarësia 3”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrët e poshtme të tij” informoi sot policia e Vlorës.

Njëri prej autorëve, Bashkim Brahimajt i kanë vrarë të vëllanë, Isuf Brahimaj në 2014. Policia zyrtarisht është rezervuar për të dhënë shkakun që fshihet pas këtij atentati të mbetur në tentativë duke e klasifikuar si "tentativë vrasjeje për motive të dobëta" 

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri dhe 1 fishek luftarak me kapsollë të padëmtuar, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Si u ekzekutua Isuf Brahimaj
Më 28 gusht 2014 Isuf Brahimaj humbi jetën teksa ishte duke udhëtuar në aksin e rrugës transballkanike Skelë. Ai ra pre e atentati pasi makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur eksploziv me telekomandë. E plagosur rëndë mbeti 19 vjeçarja Ornela Gjini e cila udhëtonte në të njëjtin automjet. Sipas dëshmitarëve, atëherë mjeti tip 'Mitsubishi' me targë AA848JX ka pasur tre shpërthime gjatë momentit që ka qenë në ecje. 

Bashkim Brahimaj i shpëtoi atentatit në 2017
Ndërkohë Bashkim Brahimaj i shpëtoi atentatit në 10 priill 2017 kur një pako e dyshimtë me lëndë shpërthyese tritoli iu gjet në mjetin tip Benz me targa AA 952 NA. Brahimaj ka qenë duke dërguar në shkollë vajzën dhe teksa ka kuptuar që në makinën e tij ishte vendosur një pako e dyshimtë ka njoftuar policinë të cilët kanë bërë të mundur çaktivizimin e tritolit nëpërmjet një shpërthimi të kontrolluar. Po ashtu, 41-vjeçari i kishte shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2013, për të cilin u akuzua vrasësi me pagesë Julian Sinanaj, i cili asokohe nuk i ka bërë të ditur emrat e porositësve.

Me precedentë penalë rezulton edhe bashkëpunëtori tjetër në plagosjen e së hënës, Ermal Osmenaj, i cili një vit më parë u arrestua pasi u kap me municion luftarak e armë në makinë.

Në hetim pronari i lokalit
Po kështu është proceduar penalisht dhe administratori i lokalit, Katrin Limaj,  ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Ai do të hetohet për akuzën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, si dhe u sekuestruan letra bixhozi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë