Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpi" duke dalë në qytet si dhe ka dhunuar nënën e tij.

29-vjeçari E. M në Vlorë, ishte dënuar më masën "arrest shtëpie" për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, por i riu nuk ka nguruar  ta thyej atë duke dalë nga banesa.

Ai gjithashtu i shtohet një tjetër vepër penale pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. 

Policia ka kapur 29-vjeçarin duke e arrestuar dhe çuar në qeli.