Dje policia ka gjetur një sasi prej 210 kg lëndë narkotike në shtratin e lumit Shushicë, ndërsa në pak metra më larg jaën gjetur edhe vatra zjarri ku është djegur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se gjatë operacionit u evidentuan 21 thasë të mbushur me bimë narkotike, Cannabis Sattiva, boce kërcell e gjethe të thata si dhe mbetje të bimëve narkotike pasha e të cilave arrinte 210 kilogram.
Në operacion u përdorën edhe qentë antidrogë.
Policia njofton se gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike kanabis sativa.
Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përket sasia e lëndës narkotike e hedhur në ujë në shtratin e lumit Shushicë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com