Rreth 50 pasagjerë të linjës së tragetit Vlorë-Brindisi janë nisur në drejtim të Italisë këtë të shtunë, pa bagazhet e udhëtimit.
Shkak për këtë është bërë një anomali në port dhe trageti është nisur për në Brindisi pa autobusin e agjencisë turistike, i cili transportonte pasagjerët me destinacion Bergamon.
Të gjitha bagazhet e pasagjerëve kanë mbetur në autobus në Vlorë.
Denoncimi është bërë në Report Tv nga shoferi i autobusit, Ilir Dalipi i cili ka deklaruar se autoritetet portuale si dhe ato të tragetit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë incident.
50 pasagjerët vijojnë udhëtimin në det të hapur në drejtim të Itralisë, ndërsa bagazhet e tyre ndodhen ende në portin e Vlorës, në pritje të një trageti tjetër i cili do bëjë të mundur transportimin e autobusit në Brindisi, për të vijuar destinacionin në drejtim të Bergamos.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO