Bashkia e Vlorës mësyn me gjoba qytetarët të cilët shpenzojnë tej mase ujin e pijshëm, ndërsa nga ana tjetër nuk riparon prej 3 ditësh tubacionin e çarë të ujësjellësit pranë Novoselës.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, një prej linjave kryesore të furnizimit me ujë të qytetit të Vlorës, është dëmtuar.
[gallery]23063[/gallery]
Kjo bën që uji të shkojë dëm në këto ditë emergjence, ndërsa ajo që bie në sy është apatia e institucionit të Bashkisë për të riparuar një tub të çarë.
Banorët e Novoselës thonë për Report Tv se tubacioni ka prej tre ditësh në atë gjendje. Sipas tyre, asnjë prej titullarëve të Bashkisë nuk është interesuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate në një kohë kur uji bëhet edhe më i vlefshëm në këto ditë të nxehta.
Siç duket, për Bashkinë e qytetit bregdetar është më e lehtë të gjobisë dhe vjelë gjobat e majme nga qytetarët sesa të bëjë ato që i ka për detyrë përpara qytetarëve, punët publike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO