Vlorë - Një ngjarje e rëndë është shënuar në Novoselë ku një 42-vjeçar ndërroi jetë pasi mori një goditje me top në kraharor teksa luante kalçeto në Novoselë.
42-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Paraprakisht dyshohet se ai ka pësuar atak kardiak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak”, njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente











