VLORË- Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Hidrovor të Vlorës, mes Nartës dhe Akerinës , për më shumë se 24 orësh. 4 mjete zjarrfikëse së bashku me 10 efektivë ndodhen aktualisht në zonë dhe janë duke punuar për vendosjen nën kontroll të flakëve.
Zjarri është shfaqur që prej orëve të pasdites së djeshme dhe për shkak të erës flakët janë përhapur në një sipërfaqe më të gjerë.
Komento