VLORË-Konsumimi i disa gotave më tepër, për pak ka përfunduar në tragjedi në familjen Tozaj, në qytetin e Vlorës.
Mësohet se vëllai i vogël, Albert Tozaj ka goditur me shat (vegël pune) vëllanë e tij të madh, Hazbi Tozaj. 60-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se fatkeqësisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Uniformat blu të qytetit bregdetar bëjnë me dije se Albert Tozaj është shoqëruar në komisariat, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento