Një 33 vjeçar është goditur me grushta dhe thikë nga dy persona në Vlorë.
Bëhet me dije se konflikti mes 33-vjeçarit të identifikuar si O.R. dhe dy autorëve të dyshuar, të cilët janë vëllezër, të identifikuar si L. M., 25 vjeç dhe G. M., 25 vjeç, ka nisur për motive të dobëta dhe ka pricipituar në një konflikt të dhunshëm.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit për një konflikt mes këtyre personave, në lagjen “Partizani”, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe ka arrestuar dy vëllezërit.
Shtetasi O. R. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.