VLORË - Në zyrën ku bëhen pagesat e faturave të ujit të pijshëm në Vlorë, gjatë natës së sotme është vjedhur arka në të cilën mbaheshin paratë.

Persona ende të pa identifikuar kanë hyrë gjatë natës në godinë dhe kanë kryer vjedhjen. Por, mësohet se në arkën ku mbaheshin paratë nuk ka pasur lekë brenda, ndaj dhe vjedhësit janë larguar "duarbosh".  

Zyra e pagesave të ujit që u vodh ndodhet në bulevardin Vlorë-Skelë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për kapjen e autorëve të kësaj vjedhje.
arka vlore
arka vlore

 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)