Vlorë/Në Karaburun vijon 'beteja' me flakët, shpëtohet Parku i Llogarasë, shuhet zjarri në gjirin e Gramës! Aktive vatra mbi bazën e Pashalimanit! 3 helikopter ndërhyjnë nga ajri

Pas 12 ditësh "luftë", flakët nuk janë "bindur" në Vlorë dhe vijojnë të "përpijnë" pyjet dhe kullotat. Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun sot situata paraqitet më e qetë, konkretisht në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman, ku situata ishte më e rënduar.

Edhe sot vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive mbi bazën e Pashalimanit si dhe në Malin e Dukatit, ku vijon beteja për shuarjen e tyre. Zjarrfikësit kanë qenë gjatë gjithë natës në bazën e Pashalimanit ku në orët e vona ka pasur një situatë të vështirë pasi flakët janë afruar 30 metër afër bazës por u bë e mundur neutralizimi i flakëve.

Forcat Ushtarake falë punës së tyre në terren në një lartësi prej 1350 metrash por edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në Dukat, duke shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku 20 metra bënin diferencën që flakët të përfshinin kurorën e gjelbër të saj. Ushtarët kanë arritur të neutralizojnë një nga vatrat më të mëdha dhe të rrezikshme, ndërsa situata do të mbahet nën kontroll edhe gjatë natës.

Zjarret janë shuar edhe në gjirin e Gramës dhe në Kaninë, ndërsa  3 helikopterë po punojnë për neutralizimin e flakëve në Karaburun.

I bindur se zjarret janë të qëllimshme, ministri Peleshi tha se deri më tani janë 6 të arrestuar për zjarrvënie. Për herë të parë është shfaqur para kamerave Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, pas më shumë se 10 ditësh që Vlora është pushtuar nga zjarret. Në krah të Peleshit ai kërkoi më shumë angazhim nga policia për arrestimin e zjarrvënësve të qëllimshëm.

Ndërkohë, pasi disa orësh ndërhyrje nga toka dhe ajri me helikopterë është bërë e mundur shuarja e flakëve në gjirin e Gramës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
Zjarri në Dukat, shpëtohet Parku i Llogarasë! 20 metra ndanin rrezikun që dhe ajo të 'pushtohej' nga flakët

Forcat Ushtarake falë punës së tyre në terren në një lartësi prej 1350 metrash por edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në Dukat, duke shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku 20 metra bënin diferencën që flakët të përfshinin kurorën e gjelbër të saj. 

Ushtarët kanë arritur të neutralizojnë një nga vatrat më të mëdha dhe të rrezikshme, ndërsa situata do të mbahet nën kontroll edhe gjatë natës.

Për shkak të erës së fortë përhapja e flakëve ishte e menjëhershme, por më në fund u zmbraps furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë dhe është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës.

Ora 19:49
Shuhet zjarri në gjirin e Gramës në Vlorë, ende prezent rreziku për Llogaranë, Zonat e Mbrojtura: Jemi në gatishmëri, flakët mund të afrohen

 

Rreth 70 forca të Ushtrisë së bashku me ADZM Vlorë kanë bërë te mundur të shuajnë zjarrin një zonë konsiderueshme mbi gjirin e Gramës në afërsi të pyllit të Llogorasë. U deshën disa orë punë ndërhyrje nga toka dhe ajri, për të bërë të mundur normalizimin e situatës, por rreziku nuk ka kaluar për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fuqishme në atë zonë. Punonjës se Zonave të mbrojtura Vlorë shprehen se rreziku nuk ka ikur ende, pasi zjarri mund t'i afrohet parkut Kombëtar të Llogorasë.

Ora 13:58
Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë: Zjarri vazhdon të kërcënojë Parkun e Llogarasë! Flakë edhe në pyllin e Pishë Poros

Zjarri vazhdon të kërcënojë kërcënojë Parkun e Llogarasë. Kështu shkruan Administrata e Zonave të Mbrojtura në Vlorë. Ndërkohë që zjarr është shfaqur edhe në pyllin e Pishë Poros në PM Vjosë-Nartë, i vendosur nën kontroll me mbështetjen e forcave zjarrëfikse.

Njoftimi i administratës së Zonave të Mbrojtura:

Zjarri në pjesën perëndimore të gadishullit, vazhdon të kërcënojë rrezikshëm Parkun Kombëtar të “Llogorasë”. Ndërhyrja është përqëndruar për kontrollin e këtij rreziku dhe shmangien e zjarrit në zonën e pyllit halorë!Flakët në pyllin me pisha, në terrene të paaksesueshme nga mjetet zjarrëfikëse janë të pamundur për tu kontrolluar!

Ndërkohë që zjarr është shfaqur edhe në pyllin e Pishë Poros në PM Vjosë-Nartë, i vendosur nën kontroll me mbështetjen e forcave zjarrëfikse. Lutemi të gjithë banorëve dhe përdoruesve të territorit të jenë bashkëpunues në këtë situatë emergjence, ku cdo pakujdesi mund të sjellë pasoja të parikuperueshme për natyrën por edhe për jetët njerëzore! Zjarri është një forcë e pakontrollueshme, kujdesuni për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit